Gjendet pa shenja jete nje emigrant i huaj ne pyllin e fshatit Trestenik në Devoll.

Behet fjale per nje emigrant te kombesise siriane i gjetur i vdekur nga patrullat kufitare te Frontex.

Mosha e tij eshte rreth 40 vjeç, ndersa vdekja dyshohet te kete ardhur si pasoje e te ftohtit.

 

 

Devoll/Informacion paraprak

Më datë 12.11.2023, rreth orës 07:10, në pyllin e fshatit Trestenik, Devoll, është gjetur pa shenja jete nga banorët e zonës, një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 40 vjeç, i cili nga të dhënat e para dyshohet se mund të jetë emigrant i paligjshëm.

Nga këqyrja paraprake e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se vdekja mund të jetë shkaktuar për shkaqe natyrale.

Trupi i pajetë do të dërgohet drejt morgut, ku pritet përgjigjja e ekspertizës mjekoligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Grupi hetimor, po punon për identifikimin e viktimës si dhe për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re