Policia ka gjetur trupin e një burri pranë South Queensferry dhe mendohet se është këngëtari i famshëm Scott Hutchison, i cili është shpallur i humbur që prej ditës së mërkurë.

Trupi është gjetur në Port Edgar rreth orës 20:30 të enjten. Identifikimi i trupit nuk është bërë ende, por familja e këngëtarit është njoftuar. 36-vjeçari u raportua i zhdukur në orët e para të mëngjesit të së mërkurës.

Ai u pa për herë të fundit  afër hotelit Dakota.

Scott ka qenë pjesë grupit Frightened Rabbit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko