Gjendet trupi i pajetë i një të moshuari në një banesë në lagjen numër 5 në Pogradec.
Dyshohet se viktima ka humbur jetën si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike.
Ngjarja mund të ketë ndodhur disa ditë më parë.
Familjarët pasi e kanë kostatuar kanë njoftuar policinë dhe trupi është çuar për ekzaminim në morg nga ku pritet të dalë arsyeja e vdekjes.
Familjarët kane deklaruar se 72 vjecari ka rënë në kontakt me energjinë.
Nuk dihen rrethanat ende se si ka ndodhur apo me kë jetonte viktima.
Pogradec/Informacion paraprak
Mbrëmjen e sotme, rreth orës 20:15, në lagjen nr. 5, Pogradec, në banesë, është gjetur nga familjarët e tij, i vdekur dhe pa shenja dhune, shtetasi K. H., rreth 72 vjeç, i cili jetonte i vetëm dhe vuante nga sëmundje të brendshme.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.