Skip to content

Gjendet i vdekur në magazinë 60-vjeçari në Tiranë, ja çfarë thotë policia

Një 60 vjeçar është gjetur i vdekur mbrëmjen e sotme në një magazinë në rrugën “Siri Kodra” në Tiranë, të cilën e kishte përshtatur si banesë.

Policia njofton se rreth orës 18:30, është gjetur pa shenja jete shtetasi A.P., rreth​ 60 vjeç.

Nga kqyrja paraprake nuk vërehen shenja dhune apo dëmtime të tjera fizike.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet për vdekje natyrale.

/faxweb