Një 65-vjeçar është gjetur i vdekur në rrugë pasditen e sotme në Tiranë. Sipas informacioneve viktima është B.M që është gjetur pa shenja jete nga kalimtarët në rrugën “Ali Shefqeti”.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 07.05.2022, në rrugën “Ali Shefqeti”, në rrugë është gjetur nga kalimtarët, pa shenja jete, shtetasi B. M., 65 vjeç.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re