Një 41-vjeçar është gjetur i vdekur në banesën e tij në Elbasan. Sipas policisë, dyshimet e para thonë se ka humbur jetën për shkaqe natyrale.

Mesditën e kësaj të diele, në lagjen “5 Maji”, është gjetur i pajetë nga fqinjët, në banesën ku jetonte vetëm, shtetas., 41-vjeçar, i cili paraprakisht dyshohet se ka humbur jetën, për shkaqe natyrale“, thuhet në njoftimin e bluve.

Ndërkohë, grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re