Një person i cili ende nuk eshte identifikuar ka humbur jetën në ujrat e liqenit të Pogradecit ndërkohë që kishte hyrë për tu larë.

 

Sipas të dhënave trupi i një burri të moshës 55-60 vjeç është gjetur i pajetë në afërsi të bregut.

 

Ngjarja është rregjistruar në afërsi të fshatit Pojskë ndërsa kanë qenë disa peshkatarë që kanë konstatuar trupin e pajetë në afërsi të bregut dhe e kanë nxjerrë atë nga uji. Pasi është nxjerrë në breg ai është dërguar në morgun e Pogradecit ndërsa po punohet për identifikimin e tij.

 

Sipas dëshmive nga banorë të zonës personi mendohet se kishte shkuar për tu larë në liqen dhe është parë të pushonte në breg por mendohet se ka humbur jetën pak momente pasi ka hyrë në ujë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re