Skip to content

Gjendet i vdekur një person në Spiten të Lezhës, ka në trup plagë nga arma e zjarrit. Dyshimet

Policia LEzhe 1

Një person është gjetur i vdekur në fshatin Spiten të Lezhës. Ai ka plagë nga arma e zjarrit dhe, nga veprimet paraprake të dyshuara, dyshohet se ka qëlluar veten.

Trupi i pajetë është dërguar në morgun e spitalit të Lezhës, ndërsa policia ende nuk ka të dhëna për rrethanat e ngjarjes.