Greqi: Ngjarje e rëndë në Greqi. Gjendet i vdekur shqiptari 40-vjeçar, babai i një fëmije të vogël, (identiteti i tij ende nik dihet).

Mësohet se 40-vjeçari u gjet i pajetë mëngjesin e djeshëm nga fshatarë  në Skepasto, Kalavrita.

Rrethanat në të cilat ai humbi kontrollin e motorit dhe la frymën e tij të fundit në Skepasto, nuk dihen ende.

Ai mori plagë të shumta dhe pranë tij u gjet edhe motori.

Menjëherë ai u transportua në Spitalin e Kalavrita me ambulancën e EKAB, ku u shpall i vdekur. Oficerët e policisë të komisariatit në Kalavrita informuan të afërmit dhe gruan e tij.

Deri më tani nuk është zbuluar se si ai humbi jetën në asfalt. Drejtuesit e departamentit të Kalavrita po hetojnë të gjitha mundësitë e mundshme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re