Skip to content

Gjendet i vrarë me armë zjarri i riu në Fier (Emri)

FIER- Një 25-vjecar është gjetur i vrarë me armë zjarri në Roskovec. Mësohet se viktima është Elsid Isufaj dhe dyshohet se është vetëvrarë. Mësohet se 25-vjecari Isufaj ishte konsumator i lëndëve narkotike ndërsa gjatë periudhës së fundit kishte zhvilluar edhe disa seanca me një psikolog.

Informacion paraprak

Sot rreth orës 11:55, në banesën e tij në Roskovec është gjetur i pajetë shtetasi E.I, 25 vjeç.

Paraprakisht dyshohet se shtetasi E.I ka vrarë veten me armë zjarri pistoletë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.

vijon…