Vlorë është tronditur këtë mëngjes (27 prill) nga një vrasje me armë zjarri. Policia sqaron se në lagjen “Hajro Çakërri” është gjetur pranë banesës së tij i pajetë një 58-vjeçar, i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri.

Policia thotë se 58-vjeçar me iniciale R.H punonte si roje në një objekt ndërtimi në afërsi të banesës së tij.

Blutë e Vlorës dhe një grup hetimor shkuan në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të zbardhur rrethanat e vrasjes.

“Sot, rreth orës 06:00, në lagjen “Hajro Çakërri”, në rrugë, në afërsi të banesës së tij, është gjetur pa shenja jete, dyshohet i vrarë me armë zjarri, shtetasi R. H., 58 vjeç, i cili ishte i punësuar dhe si roje në një objekt në ndërtim pranë banesës së tij.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.”, njofton policia.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko