Kufoma e një shtetasi shqiptar është gjetur në ishullin Paro të Greqisë.

Mediat greke raportojnë se bëhet fjalë për një shtetas të moshës rreth 35-45 vjeç.

Kufoma, me shkallë të lartë dekompozimi u gjet nga kalimtare të rastit në Agio Anargiron të cilët më pas sinjalizuan policinë.

Nga hetimet e deritanishme rezulton se viktima ka plagë në kokë.

Po vijon ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar nëse është vrarë apo ka rënë nga ndonjë lartësi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko