Skip to content

Gjendet në Kurbin pas disa orësh automjeti i vjedhur në Durrës, autori ikën me vrap

WhatsApp Image 2023 08 11 at 5.31.04 PM

Policia ka gjetur në Kurbin një automjet të denoncuar si të vjedhur në Durrës. Automjeti tip “GLK” u gjet në aksin rrugor “Thumanë – Milot”, në fshatin Gjormë. Drejtuesi i mjetit të vjedhur është larguar me shpejtësi sapo ka konstatur prezencën e uniformave blu. Ai ka braktisur mjetin dhe ka vrapuar, duke mundur t’i shpëtojë arrestimit.

 

Policia ende nuk ka dhënë detaje mbi identitetin e grabitësit.