Skip to content

Gjendet në Manëz automjeti i Daniel Pepës,policia zbulon gjurmë plumbi

Automjeti i Daniel Pepës, 21-vjeçarit të shpallur në kërkim pas vrasjes së Flori Paluçit dhe Aranit Kurtit, është gjetur pasditen e sotme në zonën e Manëzit, pranë Durrësit.

Sipas burimeve për mediat, pas kontrollit të policisë në automjetin e braktisur, është konstatuar një gjurmë plumbi në të cilën hetuesit mund të bazojnë më tej provat e tyre për zbardhjen e ngjarjes.

Policia vijon hetimet dhe po shqyrton çdo pistë për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe për të kapur autorin e dyshuar.