Skip to content

Gjendet në zyrën e mjekut Edvin Prifti një zarf me emrin e pacientes, SPAK merr në pyetje gruan që ndodhet në spital

Mjeku kardiolog, Edvin Prifti u arrestua nga SPAK me akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave.

Burime nga Prokuroria e Posaçme bëjnë me dije se në zyrën e doktorit, Edvin Prifti ka gjetur një zarf bosh, po me një emër sipër të një pacienteje.

Sipas informacioneve për Fax News, SPAK ka marrë në pyetje pacienten që është e shtruar ende në spital.