Një ditë pas atentatit në Balldre të Lezhës është gjetur një automjet i djegur në fshatin Gjadër. Ky automjet dyshohet të jetë përdorur në ngjarjen kriminale, ku u ekzekutua Nikolin Lekstakaj.

 

Mësohet se brenda automjetit është gjetur dhe një armë tip kallashnikov, e cila mund të jetë përdorur në vrasjen e një dite më parë.

 

Nikolin Lekstakaj u ekzekutua nga një makinë në lëvizje, brenda së cilës dyshohet se ndodheshin dy persona, atentatori dhe drejtuesi i mjetit.

 

Lestakaj po dilte nga një market në momentin që u qëllua me armë zjarri.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re