Në lagjen “Brigada 17 Sulmuese” në qytetin e Elbasanit është gjetur një granatë dorë.

Mësohet se granata është konstatuar në anë të rrugës nga kalimtarët të cilët kanë njoftuar policinë.

Shërbime të policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku edhe kanë vendosur një perimetër sigurie, ndërsa janë njoftuar edhe forcat xhiniere.

Sakaq grupi hetimor po punon për dokumentimin e rrethanave të ngjarjes.

Elbasan/ Informacion paraprak-Në lagjen “Brigada 17 Sulmuese”, Elbasan,  në anë të rrugës nga kalimtarët është konstatuar një granat dore . Me marrjen e njoftimit shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendgjarje duke vendosur  perimeter të sigurisë si dhe janë njoftuar forcat xhiniere.

Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për dokumentimin e rrethanave të ngjarjes.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re