Skip to content

Gjendet një granatë pranë Drejtorisë së Policisë Tiranë

Policia e Tiranes e1536863662494 770x391

Gjendet një granatë e pashpërthyer pranë Drejtorisë së Policisë Tiranë. Lënda plasëse është pikasur gjatë punimeve të punonjësve të UKT-së.

UKT po punon në rrugën ”Vangjush Furxhi” në kryeqytet, për të shtruar një tubacion dhe gjatë punës është gjetur granata e ofensive e paplasur dhe e vjetër.

Zona është rrethuar, ndërsa priten të vijnë ekspertët për të bërë çmontimin e saj.