Mbrëmjen e kësaj të mërkure është gjetur e mbytur një grua 71-vjeçare në Portin e Vlorës. Nga pamjet e siguruara nga ABC News vihet re se trupi i pajetë është gjetur në ujë pranë një skafi.

Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se kjo shtetase është vetëmbytur.

Për këtë shtetase mëngjesin e sotëm kanë bërë kallzim në Polici, familjarët e saj për largim nga banesa.

Viktima vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Grupi hetimor po vijon veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re