SHKODER- Një mjet i djegur është gjetur mëngjesin e sotëm në dalje të qytetit të Shkodrës. Dyshohet se mjeti mund të jetë përdorur nga autori i vrasjes së dyfishtë të ndodhur në lagjen “Naim Gjylbegu”, ku mbetën të vdekur burrë e grua.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm u gjetën të vrarë me armë zjarri brenda makinës së tyre tip “Benz” me targë AA006HA, 30-vjeçari Boran Bërçama, dhe bashkëjetuesja e tij Silvana Ndoci. Fatmirësisht plumbave u shpëtoi fëmija i tyre një vjeç, i cili ndodhej bashkë me ta në makinë.

Nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes, ndërkohë që policia po vijon hetimet. Pas makinës së djegur të gjetur në dalje të qytetit, po hetohet nëse dy ngjarjet kanë lidhje me njëra-tjetrën.

(BalkanWeb)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re