Një pako e dyshimtë me lëndë eksplozive është gjetur pak minuta më parë në qytetin e Vlorës, gjë që ka alarmuar forcat e policisë të qytetit bregdetar.

Pakoja e dyshimtë është gjetur pranë Pallatit të Kulturës, ndërkohë që forca të shumta policie kanë rrethuar zonën dhe kanë larguar qytetarët e pranishëm.

Dyshimet janë shtuar për lëndë eksplozive pasi në pako është gjetur e ngjitur dhe një telefon celular.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re