Një person është gjetur pa shenja jete në breg të detit pranë Petroliferës në Vlorë. Dyshohet se është mbytur, policia po shkon drejt vendit ku është gjetur trupi i pajetë.
Personi i gjinisë mashkull, është pikasur nga peshkatar të zonës, pranë shkëmbinjve. Nuk dihen rrethanat e ngjarjes.
Nuk dihet ende identiteti i personit që është gjetur i vdekur, ndërkohë që kanë nisur hetimet për ngjarjen.
Njoftimi i policisë:
Më datë 13.10.2021, në orën 09:00, në afërsi të molit të Petroliferës, Vlorë, është gjetur i pajetë, një shtetas ende i paidentifikuar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
