Një person është gjendur i pajetë në Pogradec ditën e sotme në hyrje të fshatit “Zagorçan”. Sipas informacioneve të siguruara paraprakisht nga policia, viktima është identifikuar si shtetasi A.C dhe dyshohet se mund të ketë humbur jetën si pasojë e infarkti në zemër.

Njoftimi i Plotë:

Pogradec/Informacion paraprak

Më datë 25.01.2022, rreth orës 15:00, jemi njoftuar se në hyrje të fshatit Zagorçan, Pogradec, është gjetur i pajetë, pa shenja dhune, shtetasi A. C., 56 vjeç, banues në fshatin Gështenjas, Pogradec, i cili nga të dhënat e para dyshohet se mund të ketë humbur jetën nga infarkti i zemrës.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb