Trupi i pajetë i një personi është gjetur sot në një godinë të braktisur në lagjen Kastriot në Fier. Sipas burimeve të Faxneës trupi i dekompozuar i përket shtetasit Julian Profti, i datëlindjes 1980.

Dyshohet se trupi i pajetë i 42-vjeçarit ndodhet në këtë godinë prej dy apo tre javësh. Paraprakisht burimet bëjnë me dije se viktima mund të jetë vetëvarur për shkak të shenjave në trupin e tij.

Mësohet se era e keqe ka alarmuar banorët dhe punonjësit që po punojnë për riparimin e një rruge.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të hedhur dritë mbi rrethanat.

Njoftimi i policisë:

Fier/Informacion paraprak
Sot rreth orës 16:50, në lagjen “16 Prilli” , Fier, në një godinë të rrënuar, është gjetur i dekompozuar, trupi i pajetë i shtetasit J. P., 42 vjeç, banues në Fier, i cili është larguar nga banesa më datë 26.03.2022.
Nga kqyrja paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re