Skip to content

Gjendet një trup i pajetë në plazhin e Divjakës/ Detajet e para

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Një trup është gjetur i pajetë rreth orës 8:30 të kësaj të premteje në brigjet e plazhit të Divjakës pranë vendit të quajtur “Kanali i Vaut”.

 

Kanë qenë pushuesit të cilët kanë pikasur trupin dhe kanë lajmëruar policinë.

 

Në vendngjarje ka mbërritur edhe ambulanca e cila e ka transportuar trupin e pajetë drejt morgut të Spitalit të Lushnjes.

 

Personi i është pikasur pa shenja jete në breg të detit është rreth moshës 60 vjeçare dhe nuk është identifikuar ende.

 

Nga ana e bluve është duke u punuar për shkaqet e vdekjes dhe identifikimin e viktimës.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë