Një trup i pajetë ëështë gjendur mëngjesin e kësaj të premteje në detin Adriatik në zonën e Durrësit.

Kufoma u gjet nga peshkatarët gjatë kohës që ata kishin dalë për peshkim.

Trupi u nxorr në bregdet nga anija e peshkimit për tiu dorëzuar policisë së Durrësit.

Nuk ka ende të dhëna për identitetin por bëhet fjalë për kufomën e një gruaje.

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 15.05.2020, rreth orës 08:30, në lagjen nr.1,Durrës, është gjetur e mbytur në det një shtetase e seksit femër ende e  paidentifikuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re