Një 60-vjeçar me koronavirus është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në fshatin Polis Qendër në Librazhd.

Abc News raporton se bëhet fjalë për Xhevahir Shkurtin, i cili u gjet i pajetë përpara banesës së tij, në një banjë të jashtme.

Dyshohet që ai të ketë kryer vetëvrasje duke përdorur një thikë, ndërsa ka qenë edhe i infektuar me koronavirus.

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, ndërsa policia po kryen në vendngjarje veprimet e mëtejshme.