Një 74-vjeçar nga fshati Kozare në qytetin e Kuçovës është gjetur i vdekur në një arë në këtë fshat. Trupi i tij u gjet pa shenja jete nga banorët e zonës, që kanë njoftuar më pas policinë.

 

Pas gjetjes, trupi është identifikuar nga familjarët e tij, si Lefter Toli, ndësa kanë pohuar se kjo ishte rruga që ai bënte çdo ditë pasi shkonte për peshkim.

 

Mësohet se në trupin e 74-vjeçarit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe paraprikisht dyshohet se vdekja e tij mund të jetë shkaktuar si pasojë e një arresti kardiak.

 

Ndërkohë që viktima është transportuar drejt Morgut të Spitalit Rajonal Berat kur do t’i kryhet autopsia mjeko-ligjore. Burime zyrtare të policisë konfirmijnë se po punohet për dokumetimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re