Një 88-vjeçar në Berat është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në lagjen “10 Korriku”. Kristaq Disho u gjet i pajetë nga shoku i tij me të cilin pinte kafe çdo mëngjes.

Pasi nuk i përgjigjej në telefon dhe nuk kishte dalë nga banesa, miku telefonoi policinë pasi ishte i shqetësuar. Pranë shtëpisë mbërritën menjëherë forcat e policisë që pasi hapën derën e jashtme, gjetën trupin e pajetë të 88-vjecarit të shtrirë në krevat.

Menjëherë është lajmëruar Morgu i Spitalit të Beratit, ku edhe po kryhet autopsia mjeko-ligjore për të zbardhur edhe shkaqet e vdekjes. Mësohet se 88-vjeçari jetonte i vetëm në banesë, pasi fëmijët e tij jetonin jashtë shtetit, ndërkohë që komshinjtë kanë deklaruar se i moshuari ishte prej disa vitesh i sëmurë./faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re