Një 50-vjeçar i cili jetonte i vetëm është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Korçë.

Nga kqyerja e trupit nuk janë konstatuar shenja dhuna, ndërsa dyshohet se ky shtetas mund të ketë humbur jetën për shkaqe natyrale.

Njoftimi i policisë:

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 17.03.2024, rreth orës 13:20, në lagjen nr. 6, Korçë, në banesën ku jetonte i vetëm, është gjetur i pajetë shtetasi N. I., rreth 50 vjeç. Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ky shtetas mund të ketë humbur jetën, për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re