Një i ri gjerman 33-vjeçar mendohet të jetë “pacienti zero” në Europë, prej nga nisi infeksioni i rrezikshëm në kontinentin e vjetër.

Ky fakt u konfirmua nga disa mjekë gjermanë nëpërmjet një letre të
publikuar në revistën shkencore ‘New England Journal of Medicine’ në 5
mars.

Pacienti manifestoi probleme me frymëmërrjen dhe temperaturë të lartë
në 24 janar. Simptomant e tij u përmirësuan më tej dhe në 27 janar u
kthye në punë.

Rezulton se në 20 dhe 21 janar ai kishte marrë pjesë në një takim ku
kishte qenë i pranishëm një kolege nga Shangai, Kinë, e cila kishte
qëndruar në Gjermani nga 19 deri në 22 janar, pa shfaqur asnjë
shqetësim.

Gruaja kishte nisur që të ndihej keq gjatë kthimit me avion në Kinë, ku rezultoi pozitive ndaj koronavirusit në 26 janar.

Më tej nisën analizat ndaj kolegëve gjermanë që e kishin takuar, mes
tyre edhe 33-vjeçari që rezultoi pozitiv, ndonëse nuk kishte simptoma.

Në 28 janar, u gjetën pozitiv edhe tre punonjës të tjerë të së
njëjtës kompani, të cilët kishin pasur kontakte me kolegun e tyre, i
cili nuk kishte shfaqur simptoma.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re