Policia ka gjetur një automjeti tip ‘Range Rover’ të vjedhur në parkimin e aeroportit “Nënë Tereza”, si dhe ka mundur të identifikojë dhe shpallë në kërkim dy persona të dyshuar si autorë të kësaj vjedhjeje.

 

Raportohet se automjeti i vjedhur nga aeroporti është gjetur në një parkim në Astir, ndërsa autorët kanë mundur të bllokojnë GPS, në mënyrë që mjeti të mos mund të lokalizohej.

 

 

“Këta dy shtetas dyshohen se në orët e para të datës 07.06.2023, kanë vjedhur automjetin tip “Range Rover”, të cilin shtetasi Ç. A. e kishte parkuar në parkingun e aeroportit, dhe më pas kanë përdorur pajisje të ndryshme për bllokimin e GPS-së së automjetit. 

 

Si rezultat i kontrolleve është bërë e mundur edhe gjetja në garazhdin e një pallati, në Astir, e automjetit të vjedhur, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

Dy të shpallurit në kërkim akuzohen për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re