Skip to content

Gjendet topi pas së cilit rendi i mituri në Mirditë dhe më pas e mori rrjedha e lumit, vijojnë kërkimet për trupin e tij

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme ku një 10-vjeçar u mbyt në ujërat e lumit Fan të Mirditës.

10-vjeçarin S.Laska e mori rrjedha e lumit, teksa ishte afruar për të marrë topin që i kishte rënë, teksa luante me bashkëmoshatarët e tij.

Kërkimet për gjetjen e të miturit u ndërprenë mbrëmjen e djeshme për shkak të errësirës që pamundësonte operacionin e kërkim shpëtimit.

Ndërkohë është gjetur topi me të cilën po luante i mituri bashkë me shokët e tij.

Aktualisht vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të tij. Kërkimet janë përqëndruar në zonën e Repsit.

Në operacion ndodhen 4 polumbarë, policia, zjarrfikësit dhe banorë të zonës.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb