Polumbarët e Reneas pas disa orësh kërkime gjejnë dhe nxjerrin trupin e pajetë të shtetasit F.Ll., i cili duke drejtuar mjetin tip kamion, doli nga rruga dhe ra në liqen. Shoferi humbi kontrollin në rrugën e vjetër, më konkretisht te Ura e Kolshit dhe fatkèqësisht ka ndërruar jetë.

Kjo ishte ngjarja e dytë e rèndë që ndodhi brenda pak orësh në qytetin e Kukësit. Faxweb.al raportoi më parë për një 16-vjeçar, i cili u mbyt duke u larë në liqen.

Pòlicia njoftoi më herët se në vendin e quajtur Hani i Lacit në fshatin Bardhoc, duke u larë në liqen, dyshohet se është mbytur shtetasi L.G, rreth 16 vjeç, banues në Bardhoc. Për gjetjen e adoleshentit, janë angazhuan menjëherë shërbimet e Pòlicisë dhe e nxorrën të pajetë.(A.M/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re