Skip to content

Gjendet varka me emigrantë në brigjet spanjolle, 4 të vdekur dhe shumë në gjendje të rëndë

5552741 20240208t190700z 783895932 rc2fy5a2g982 rtrmadp 3 migrationspaincanaryislands 1 ls

Trupat e katër emigrantëve u gjetën në një varkë pranë Ishujve Kanarie mbrëmë, sipas shërbimeve spanjolle të urgjencës.

Varka, e cila u lokalizua nga ekipet e shpëtimit të martën në mbrëmje, mbante 68 emigrantë.

Mes tyre, katër persona kanë vdekur dhe shumë janë në gjendje të rënduar shëndetësore, tha shërbimi në rrjetin social X.

21 persona kanë pasur probleme të rënda shëndetësore dhe dy emigrantë janë transportuar në spital.

Sipas të dhënave nga Ministria e Brendshme spanjolle, 39,910 emigrantë mbërritën në Ishujt Kanarie në vitin 2023. /