“News 24” ka publikuar detaje të reja për gjendjen e pacientëve të infektuar nga COVID 19, të transferuara nga Infektivi te Sanatoriumi.
Pacientët e transferuar dje janë tre, dy gra të moshës 50 dhe 56 vjeçe, të dyja në gjendje të rendë shëndetësore, të intubuara.
Ndërsa gjendja e një pacienti tjetër mashkull, paraqitet më e stabilizuar. Ai mësohet se po mbahet në terapi intensive me oksigjen.
Vonesa e transferimit të personave nga Infektivi te “Shefqet Ndroqi” ka ardhur se fillimisht u zbraz reaminacioni i Sanatoriumit.
Pjesa më e madhe e pacientëve u transferuan drejt Elbasanit, ndërsa një pjesë e tyre tre apo katër që kishin mbetur, kanë shkuar në urgjencën qendrore të QSUT.