Kreu i shoqatës për eksportet, Edvin Prençe në mikrofonin e “Fax News” ka folur për gjendjen e sektorit të fasonerisë në këtë fillim viti.
Prençe deklaroi se pavarësisht mbështetjes së qeverisë ky sektor ka hasur vështirësi duke reduktuar numrin e të punësuarve nga 70 mijë në 55 mijë. Largimet masive të shqiptarëve drejt vendeve të BE-së, kanë detyruar sektorin e fasonerisë që të afrojë punonjës nga vendet e treta.
“Kjo paketë e qeverisë është transmetues që ne kemi kërkuar ndër vite, ky sektor të jetë një vlerë e shtuar dhe bizneset të bëjë prodhime me brendet e tyre. Kemi mundësi të mëdha duke pasur parasysh që Azia nuk është kompetitive për vendet evropiane dhe duke pasur këtë shans të vetëm dhe unik që na afrohet patjetër biznese e sektorit tonë janë të gatshëm që të bëjnë ciklin e mbyllur.
Blerja e lëndës së parë do të merret në vende që janë afër si Turqia apo vendet evropiane. Në fazën tjetër është ngritja e fabrikave për lëndët e parë dhe të bëhet gjithçka e mbyllur. Këtu është e domosdoshme që edhe bujqësia të ketë ndikimin e saj sepse në momentin kur të ketë nevojë dhe të hapen fabrika për lëndët e para patjetër prodhimet për pambukun është e nevojshme edhe prezenca e bujqësisë.
Qeveria a ju mbështet përveç paketës së famshme që u deklarua mesin e vitit të kaluar? “Paketa është gjithëpërfshirëse pasi nuk do të ketë efektin e duhur për të gjithë bizneset. Është e rëndësishme që të krijohet një zinxhir i tërë. Qeveria e ka kuptuar se sektor ynë zë 40% të eksporteve dhe ka nevojë për lëndë të parë është e domosdoshme dhe duhet një zinxhir shumë i detajuar dhe jemi në bashkëpunim të vazhdueshëm me ministrinë e financave për të krijuar një paketë gjithëpërfshirëse dhe të ketë efektin e duhur të paktën në dy vitet e para do të jetë i dukshëm dhe i ndjeshëm nga të gjithë.
Ka rënie të punësuarit në sektorin tuaj, si zëvendësohen burimet njerëzore? “Nga 70 mijë punonjës , sot kemi zbritur në 55 mijë , kjo është një handikap shumë i madh sa i takon punonjësve. Sektori ynë po kërkon ardhjen e punëtorëve nga vendet e treta. Edhe ne sektori i fasonerisë të përthithim të papunët në të gjithë qytetete pse jo edhe bizneset të transferohen në zonat rurale”, tha Edvin Prençe.
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb
