Skip to content

Gjendja e zjarreve, Rama: U shmang e keqja më e madhe në Selenicë, në Llogara po largojmë flakët

230770476 10158935972516523 4651798103809217904 n

230770476 10158935972516523 4651798103809217904 nKryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me situatën e zjarreve në jug të vendit.

Sipas Ramës e keqja e madhe në disa fshatra të Selenicës së Vlorës u shmang, ndërkohë që shprehet se në Llogara është rikthyer optimizmi falë erës në favor ndërsa një helikopteri tjetër po hedh ujë.

Reagimi i Ramës:

Ndërsa lufta vazhdon me flakët në vend, disa lajme të mira ka:

E keqja e madhe në disa fshatra të Selenicës së Vlorës u shmang. Por nga ana tjetër trupa dhe mjete janë shtuar për t’i dhënë fund vatrave të zjarrit.

Në zonë po punon edhe një helikopter

Në Llogara është rikthyer optimizmi falë erës në favor ndërsa një helikopteri tjetër po hedh ujë.

48 forca speciale dhe zjarrfikës po punojnë në majën e malit në kufi të Parkut të Llogarasë

Forcat tona po arrijnë të largojnë nga parku zjarrin

***Ndërhyrje gjithashtu janë bërë edhe në Vithkuq (Korçë) në Mallakastër, në Tarabosh, (Shkodër),Qerem (Tropojë), Kalise (Kukës), Mavropull, (Delvinë)