“Gjendja është alarmante, duhet një revolucion për të ndryshuar shumë gjëra në arsimin tonë”, kështu u shpreh pedagogu Bujar Kapexhi gjatë një tryeze me akademikë të thirrur nga ish kryeministri Sali Berisha në lidhje me sfidat e arsimit të lartë.

Kapexhiu theksoi gjatë fjalës së tij se vendosja e mesatares për shkollat me konkurs është një absurditet.

Ai kërkoi që kjo mesatare të ulet, pasi djeg talentet të cilët mund të jenë shumë të përgatitur në fushën ku konkurojnë por nuk e fitojnë dot shkollën për shkak të notave në shkollën e mesme.

“Kam qenë student, kam qenë dhe vazhdoj të jem pedagog, kam qenë rektor i Akademisë së Arteve dhe e njoh shumë mirë gjendjen ku ndodhemi sot. Gjendja është alarmante, duhet një revolucion për të ndryshuar shumë gjëra në arsimin tonë. Nga gjithë ligji i arsimit të lartë po kap vetëm një gjë fare të vogël.Nga ky ligj qindra student që kanë dashur të vijojnë shkollën e lartë kanë mbetur pa shkollë.

U vu një mesatare. Shumë mirë, për një shkollë të përgjithshme, por absurditeti ishte pasi u vendos mesatarja për shkollat me konkurs. Përderisa e ke me konkurs është konkursi që i zgjedh studentët, është absurde mesatarja.

Nuk kisha fare lidhje me shkollën në atë kohë, por kam vajtur që nga ministrja deri te maja e piramidës për të diskutuar këtë problem. Të paktën shkollat me konkurs duhet ulur mesatarja”, tha Kapexhiu.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re