Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, pas takimit me Këshillin e Sigurisë ka thënë se do të ketë masa rigoroze gjatë ditëve në vijim. “Sapo e kryem mbledhjen e Këshillit të Sigurisë së Kosovës ku ka një pajtueshmëri të përgjithshme për ndërmarrjen e msave shtese dhe zbatimin rigoroz të atyre masave”, ka thënë Hoti.

Autoritetet shëndetësore në Prishtinë bëjnë me dije se janë konfirmuar 301 pacientë me Covid-19, të cilët po vazhdojnë të marrin trajtim shëndetësor në klinikat e QKUK-së dhe Spitalet e Përgjithshme të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës.

Kështu thuhet në një raportin e ditës së sotme të QKUK-së, ku theksohet se në klinikat e QKUK-së, ka të shtrirë 190 pacientë, kurse në 7 spitalet e përgjithshme 111 pacientë.

“Prej tyre, 123 me oksigjenoterapi në QKUK dhe 49 në spitalet e përgjithshme. Nga numri i përgjithshëm i pacientëve të konfirmuar me Covid-19, 29 janë në gjendje më të rënduar nën përkujdesje të vazhdueshme intensive”, thuhet në njoftim.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re