Vijon të jetë problematike situata e pandemisë në vend. Ghatë 24 orëve të fundit ministria e Shëndetësisë raportoi 1021 raste të reja dhe 15 humbje jete.

Ndërkaq, situata paraqitet e rëndë edhe në spitale. Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 648 pacientë, 42 në terapi intensive, nga të cilët 15 pacientë janë të intubuar.

Ministria gjithashtu njoftoi se gjatë ditës së sotme janë kryer 1242 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 7970 vaksinime.

Sipas të dhënave, në 24 orët e fundit janë shëruar 1085 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 65,403 që nga fillimi i epidemisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re