Stuhia tropikale “Nate” ka shkundur Amerikën Qendrore, duke vrarë të paktën 22 persona në Kosta Rika, Nikaragua dhe Honduras, dhe është nisur tashmë drejt SHBA-së.
Gjendja e jashtëzakonshme është shpallur në vendet e Amerikës Qendrore, ku më shumë se 20 njerëz janë ende të humbur, raporton “BBC”.
Stuha ka sjellë shira të mëdha, rrëshqitje dheu dhe përmbytje që po bllokojnë rrugët, duke shkatërruar dhjetera ura dhe shtëpi.
Në Kosta Rika, gati 400,000 njerëz janë pa ujë të pishëm dhe mijëra po flenë në strehimore.
Të gjitha udhëtimet në tren u pezulluan dhe dhjetëra fluturime u anuluan, gjatë ditës së enjte, ndërsa janë mbyllur edhe një serë parqesh kombëtare të njohura me turistët.
Stuhia gjithashtu shkaktoi dëme të mëdha edhe në infrastrukturën në Nikaragua.s.n

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re