Skip to content

Gjeneral brigade Albert Mullai merr drejtimin e Akademisë së Forcave të Armatosura

Gjeneral brigade Albert Mullai i është besuar drejtimi i një prej strukturave më të rëndësishme, Akademisë së Forcave të Armatosura.

Ky fakt u bë i ditur nga ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka përmes një postimi në “Facebook”. Xhaçka i uroi suksese gjeneralit në këtë detyrë.

“Gjeneral brigade Albert Mullait i është besuar drejtimi i një prej strukturave më të rëndësishme të FA, Akademisë së Forcave të Armatosura.

Suksese në detyrën e re komandant Mullai!

Ju dhe çdo efektiv, pedagog dhe student i AFA keni gjithë mbështetjen tonë, për të çuar përpara një prej projekteve më të rëndësishme për të ardhmen e ushtrisë shqiptare.

#AkademiaeFA

#Krenari”, shkruan Xhaçka.