Presidenti Ilir Meta ka reaguar ndaj deklaratave të Elisa Spiropalit pasi e cilësoi si “gjenerali i ushtrisë së vdekur”. Në një reagim në Facebook, Meta thotë se nuk e ka idhull Eskobarin, por ata që i cilëson heronj të kësaj toke që i bëjnë të gjithë krenarë dhe shqiptarë.

“Zotërinj dhe Zonja palaço! Unë nuk kam idhull Eskobarin por Isa Boletinin, Avni Rustemin, Vojo Kushin, Mujo Ulqinakun, Margarita Tutulanin dhe gjithë Heronjtë e kësaj toke që na bëjnë krenarë dhe shqiptarë!”, shkroi Meta.

Më parë, në emisionin ‘Opinion’, Spiropali u shpreh: “Kur dëgjova Metën në këtë intervistë sot më erdhi keq për gjendjen e tij, si deputete, si nënë si qytetare e këtij vendi, dhe dua të besoj që presidenti është në atë gjendje për shkak të ndonjë dreke kilometrike të gjatë sot në Durrës ku janë ngritur shumë dolli për rrëzimin e qeverisë, dhe jo për shkak të ndonjë raptusi të ri mendor. Ka rëndësi sepse gjuha e dollive që u përdor në të intervsitë që u përmendën armët, u përmendën dhe mbrëmë në një intervistë, është shumë e shëmtuar.”

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re