Gjeneralët ushtarakë nga të dy Koretë zhvilluan bisedime në kufirin mes tyre në synimin për të ulur tensionet në një linjë me marrëveshjen e samitit të prillit të arritur nga liderët përkatës, presidentit të Koresë së Jugut, Moon Jae-in dhe liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un, raporton AA, përcjell, KosovaPost.

Ky ishte takimi i dytë i nivelit të përgjithshëm që kur Moon takoi Kim-in, ndërsa bisedimet ushtarake të 14 qershorit ishin të parat të këtij lloji në më shumë se një dekadë.

Ashtu si në muajin e kaluar, gjenerali major i Koresë së Jugut, Kim Do-gyun, takoi kokë më kokë gjeneral nënkolonelin e Koresë së Veriut, An Ik-san.

Kim nisi takimin e tyre të fundit duke bërë thirrje për “diskutime serioze” për të siguruar një rezultat të mirë.

Homologu i tij An e njohu se “të gjithë koreanët, si Veriu dhe Jugu, i çmojnë bisedat tona”.

Të dy palët javëve të fundit kanë bërë përparim të kujdesshëm duke shmangur veprimet armiqësore siç premtuan në muajin prill, ndërkohë që rivendosen komunikimet kufitare.

Propozimet që ende duhet të arrihen përfshinë çarmatimin e zonës kufitare dhe kërkimet për mbetjet e Luftës Koreane, përveç qëllimeve të gjera të sigurimit të denuklearizimit të Veriut dhe nënshkrimin e një traktati zyrtar të paqes.

Pavarësisht nga gjendja pozitive në kufi, media shtetërore e Phenianit ishte në një humor kritik gjatë ditës së sotme.

Faqja e internetit e propagandës Uriminzokkiri e Koresë së Veriut kritikoi Seulin për qëndrimin e tij për t’iu nënshtruar sanksioneve globale derisa Veriu të denuklearizohet.

“Ashtu siç uji dhe zjarri nuk mund të shkojnë së bashku, mendimi se sanksionet dhe dialogu mund të shkojnë krah për krah nuk ka kuptim”, thuhej në të.

Ndërkohë, gazeta Rodong Sinmun e partisë qeverisëse e Koresë së Veriut akuzoi qeverinë liberale të Koresë së Jugut për “ndërhyrje në bordin e fuqive të huaja”, duke dështuar të ndryshojë vendimet nga dy Administratat e fundit konservatore të Seulit për të mbyllur projektet e bashkëpunimit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re