Komandanti i ushtrisë amerikane në Evropë ka dëshmuar para Senatit Amerikan për ndikimin rus në Ballkan. Para Senatit ai ka thënë se shqetësimi më i madh në Ballkan është Serbia.

Duke iu përgjigjur senatorit Tom Cotton, gjenerali Curtis Scaparrotti, tha se në këtë kontekst, pra në rrafshin e ndikimit rus në vendet e Ballkanit, Serbia është shqetësimi më i madh.

Scaparrotti, kur u pyet nëse Serbia apo Republika Serbe në Bosnjë, përbënin shqetësimin kryesor, tha se ishte pikërisht Serbia.

“A mund të jesh më specifik dhe të thuash më shumë se në cilat shtete të Ballkanit janë më problematike dhe më shqetësuese sa i përket ndikimit rus”, ishte pyetja e senatorit Cotton.

“Mendoj që Serbia në veçanti, ka një lidhje..”, është përgjigjur komandanti, shkruan gazeta Express.Tutje ai ka shpjeguar se Serbia si komb, serbët si popullatë, kanë një lidhje historike me rusët, ndiejnë njëfarë bashkimi me ta. Nga kjo Rusisë, sipas komandantit, i krijohet një zonë e përshtatshme për të shtrirë ndikimin e saj.

“Rusia shfrytëzon kushtet që përmes dezinformatave të ndikojë mbi këta popuj, përmes Serbisë, në aspektin e Kosovës dhe përmes qeverisë tripalëshe të Bosnjës të rrisë ndikimin e saj dhe ky është shqetësimi im. Po e shoh që ky ndikim po vjen duke u rritur”, ka përfunduar ai.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re