Ben Hodges, ish komandant i Forcave Tokësore për Evropë, tha se Shtetet e Bashkuara në 15 vitet e ardhshme, kanë një mundësi të lartë për të hyrë në luftë me Kinën, përcjell KosovaPost.

Gjenerali i pensionuar Ben Hodges, në fjalimin e tij në Forumin e Sigurisë në Varshavë të Polonisë, tha se Shtetet e Bashkuara duhet të përqendrohen në rajonin e Paqësorit kundër “kërcënimit kinez”.

Ai i bëri thirrje Evropës që të bëjë më shumë përpjekje për sigurinë e vet.

Gjenerali në pension Hodges theksoi se angazhimi i SHBA-së ndaj NATO-s është i palëkundur pavarësisht ndryshimeve në prioritetet gjeopolitike.

Më parë, rezultatet e sondazhit të kryer nga Military Times, pothuajse gjysma e ushtarëve amerikanë, besojnë se Shtetet e Bashkuara në një të ardhme të afërt, do të hynin në një luftë të madhe me Kinën./KosovaPost/.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re