Shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura Britanike, Nick Carter paralajmëroi për rrezikun e një lufte të tretë botërore.  Krizat ekonomike në të kaluarën kanë qenë faktori kryesor që kanë sjellë fillimi e lufrave të përgjakshme dhe gjenerali Carter theksi se kjo mund të ndodhte përsëri duke pasur parasysh goditjen e shkaktuar në ekonominë botërore nga pandemia.

“Unë mendoj se ne po jetojmë në një moment në kohën kur bota është kthyer në një vend shumë i pasigurt dhe i shqetësuar. Mendoj se mjaft konflikte rajonale që po zhvillohen në këtë moment përbëjnë një kërcënim serioz, për paqen në botë”, theksoi për Sky News Carter.

Ai nuk specifikoi se cilat janë këto konflikte, por të paktën 1.000 njerëz kanë vdekur në gati 6 javë luftimesh në përleshjet midis Turqisë që mbështet Azerbajxhani dhe Rusisë që është në krah të Armenisë për kufirin malore të Nago –Karabakut.

Ndërkohë vendet, përfshirë Rusinë, Iranin, SHBA dhe Mbretërin e Bashkuar, kanë forca  e tyre ushtarake që veprojnë aty pranë ose rreth Sirisë .

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re