”GJENERATA ALPHA”rrëfim ekskluziv nga Ilioni, një ish përdorues i substancave narkotike“
Sot në ”E diela shqiptare” ndoqëm rrëfimin ekskluziv të Ilionit, një ish përdoruesi substancash narkotike, i cili na dha mesazhin se jeta është e shenjtë. 19 vjeçari rrëfeu se u bë pre e drogës që në moshën 14-15 vjeçare.
“Ti shpëton në momentin që dorëzohesh” ishin fjalët e tij. Në studion e “E diela shqiptare” përballë moshatarëve, ai rrëfeu se ka qenë në një terapi intensive përreth një vit e gjysmë, me vullnetin për t’ja nisur jetës nga e para, larg konsumit të drogës.
Rrëfimi i tij fymëzues, ngjalli jo pak debat nga të rinjtë në studio, të cilët një-zëri me Ilionin jetojnë realitetin e hidhur të epokës moderne.

