Edmond Spaho ka komentuar politikën e jashtme të Serbisë.
Nga foltorja e Kuvendit, deputeti i “Foltores” thotë që Aleksandër Vuçiçit duhet t’i vijë turp.
Ai thotë se presidenti serb nuk po i del në krah shtetit të Ukrainës i cili është nën agresionin rus.
Për këtë zgjedhje të Beogradit, sipas Spahos është fajtor edhe kryeministri shqiptar Edi Rama.